Aktualitet

Rama në Abu Dhabi në një-vjetorin e tërmetit tragjik! Taulant Balla: Po mbyll një nga marrëveshjet më të mëdha për rindërtimin

Rama në Abu Dhabi në një-vjetorin e tërmetit tragjik!

Kryeministri Rama sot në një-vjetorin e tërmetit fatal që mori jetët e 51 personave nuk ndodhet në Shqipëri. Pas raportimit të mediave se ai ka shkuar në Emiratet e Bashkuara, Abu Dhabi me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla bëri me dije arsyen e vizitës së kryeministrit dhe ministrit atje.

Taulant Balla tha nga Kuvendi:

Rama po mbyll sot një prej marrëveshjeve më të mëdha në procesin e rindërtimit. Gjej rastin të them që në kushte të vështira duhen njerëz të fortë dhe që dinë të drejtojnë vendin.

Rama pritej të ishte sot në Kuvend, pas një interpelance të kërkuar nga disa deputetë. Në vend të tij lidhur me pandmeinë foli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

*Tiranapost.al.