Aktualitet

Rama- Mitsotakis takohen në Bruksel, flasin edhe për çështjen e Detit

Rama- Mitsotakis takohen në Bruksel, flasin edhe për

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel me liderët e vendeve anëtare të Nato-s ku po zhvillohet samiti. Para nisjes së samitit Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas mediave greke në takim Mitzotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Ramae ka falënderuar për dhurimin e 20,000 vaksinave të AstraZeneca në Shqipëri.

Kryeministri Mitsotakis ka përsëritur interesin për çështjen e Pakicës Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Një përgëzim tjetër erdhi për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një tjetër çështje për të cilën folën ishte çështja e detit. Sipas mediave greke, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim përcaktimin e kufijve të Zonave Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Rama- Mitsotakis takohen në Bruksel, flasin edhe për

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.