Aktualitet

Rama live krah Borrell: Moment shokues politika e ndjekur me vaksinat nga Brukseli për të lënë Ballkanin jashtë

Rama live krah Borrell: Moment shokues politika e ndjekur me vaksinat nga

Kryeminsitri Rama nga Brukseli krah përfaqësuesit të lartë për Politikën e Jashtme në BE, Josef Borrell tha se politika e ndjekur për vaksinat anti-Covid nga BE ishte shokues. Në konferencën për shtyp nga Brukseli, Rama përmendi marrëveshjen me Covax për furnizimin me vaksinat e AstraZeneca, ndërsa përmendi faktin se sot janë 140 vende që nuk kanë nisur ende asnjë injeksion, duke theksuar vështirësinë e një vendi si Shqipëria për të siguruar vaksina.

Edi Rama:

E kuptoni sa e veshtirë eshtë. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne sjetojmë në kufi me BE por brenda BE pasi jemi të rrethuar nga vende që janë në BE. Njerëzit u zhgënjjyen kur panë që se kishin diçka që donin të kishin. Sot ka 140 vende që skanë nisur asnjë injeksion, ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit, është e vështirë për ne dhe shumë anëtarë të BE.

Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para dhe do jemishumë të lumtuar të marrin dërgesën e parë të vaksinës astrazeneca. Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt nga ju këtu atë që kemi dësjuar, ndërsa theksohet se Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës së parë ndërkombëtare, por gjëja më e rëndësishme është se ne e kemi bërë detyrën tonë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi plotësuar kriteret.