Aktualitet

Rama: Ligji për investimet strategjike duhet të ndryshojë,nuk do të ketë më fshatra turistikë pa hoteleri

Rama: Ligji për investimet strategjike duhet të ndryshojë,nuk do

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama është shprehur se statusi aktual i investitorëve strategjikë duhet të ndryshojë.

Ai tha se nuk do të ketë më fshatra turistikë pa hoteleri, ndërsa nënvizoi se ndërtimet e reja do të bëhen në bazë të kritereve të përshtatshme për turistët.


“Statusi aktual i investitorëve strategjikë duhet të ndryshojë, kuadri ekzistues e ka kryer misionin e vet për të stimuluar investime akull-thyese, në një vend ku turizmi ishte bukë sufllaqe, shalqin me djathë. Tani që akulli është thyer dhe Shqipëria nuk është më vendi ku nuk qasej dot as me mendje e jo më të hidhje këmbët, një brand ndërkombëtar i industrisë së turizmit, steka duhet të ngrihet shumë më lartë menjëherë.


Shqipëria duhet të zotëroj një ofertë optimale, që bazohet në larminë e zgjedhjeve. Vetëm kështu do ta fuqizojmë zinxhirin ekonomik të turizmit. Do stimulojmë prodhimin e fermave dhe do të garantojmë vende të reja pune me paga të larta për njerëzit tanë. Dhe kapitulli i fshatrave turistik pa hoteleri, do të shpallet një kapitull i mbyllur, Në këtë vend do të ndërtohet shumë më mirë akoma. Ndërtimet e reja duhet të mbushin kriteret dhe kërkesat e reja, në përputhje jo me nevojat e konkurrencës por me nevojat e konkurrencës nesër”- tha ai.