Aktualitet

Rama: Ka një sulm të organizuar që po i bëhet turizmit shqiptar

Rama: Ka një sulm të organizuar që po i bëhet turizmit

Në një takim me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama tregoi për një sulm që po i bëhet turizmit shqiptar, në atë që e konsideron të organizuar.

“Është e rëndësishme që sot të jeni të gjithë të vetëdijshëm që ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.

Kam folur me kryetarët e bashkive të qyteteve bregdetare. Të gjithë janë të habitur dhe të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim, që duan të thotë që këtu s`ka ardhur njeri.

Natyrisht që faktet janë të terren dhe nuk është ky preokupimi kryesor që të merremi me ata që janë pejsë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë.

Fakti është që sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këtë, të sigurisë kibernetike. Shumë profile fallso, që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen për diçka tjetër. Vlen për të kuptuar që ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës erdhi edhe me sfida të reja, komplekse që kanë të bëjnë me shumë elementë. Sivjet Komisioni Europian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.

Pjesë e këtij sulmi është edhe diçka tjetër, për të treguar që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Fakti është se nga janari deri në qershor ka 1.7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës”, tha Rama.