Aktualitet

Rama i përgjigjet zv.kryeministrit serb për deklaratat anti-shqiptare: Shikoni fytyrën e tij, nuk ka nevojë për koment

Rama i përgjigjet zv.kryeministrit serb për deklaratat anti-shqiptare:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e zv.kryeministrit serb Aleksandër Vulin i cili u shpreh se "bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe".

Rama nga Kotorri ku u mbajt Samiti për Ballkanin Perëndimor u shpreh:

"Një njeri i mençur ka thënë se pas të dyzetave çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka.

Nëse shikoni fytyrë e personit që i referoheni mendoj se nuk ka nevojë për një koment

deklaratat e tij"