Aktualitet

Rama i pakënaqur me drejtimin e OSBE-së: Thirrjet e mia kanë rënë në vesh të shurdhët

Rama i pakënaqur me drejtimin e OSBE-së: Thirrjet e mia kanë

Në OSBE mungon bashkëpunimi mes 57 shteteve anëtare, tha kryeministri Rama, si kryesues i organizatës për 2020-n. Në mbledhjen virtuale në Zoom, për misionin e drejtimit njëvjeçar të OSBE-së nga Shqipëria, Rama u shpreh shumë kritikues për përçarjen mes vendeve.

Rama i pakënaqur me drejtimin e OSBE-së: Thirrjet e mia kanë

"Shqipëria mori kryesinë e OSBE në janar të gjithë folën për një organizatë në vështirësi. Duke u ulur këtu tani unë vetëm të konfirmoj se atë që paradhësit e mi kanë ndjerë. Jemi në krizë në përkeqësim nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatën nga vetë ajo nga struktura dhe njerëzit e saj se e gjithë kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare. Supozohet që të kishim një vizion të përbashkët për një Europë demokratike të paqtë e të përbashkuar. Parimet tona nuk respektohen angazhimet nuk zbatohen divergjencat në pikëpamjet tona po rriten, përballja zgjidhet mbi bashkëbisedimin, përlarja zgjidhet përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Rama i pakënaqur me drejtimin e OSBE-së: Thirrjet e mia kanë

Duke e lënë politikën, jam shumë i shqetësuar nga krizat e bashkëpunimit apo të trajtojmë sfidat dhe kërcimet nga terrorizmi, ndryshimi i klimës, apo për të mbështetur të drejtat e njerëzve tanë. Siç kanë bërë paraardhësit, bëj thirrje për një bashkëpunim për të bërë një gjë të tillë, por kanë rënë në vesh të shurdhët. Ose doni këtë organizatë ose nuk e doni, ose doni të mbroni median e lirë ose jo, ose doni të mbroni demokracinë ose jo, ose doni të ndaloni konfliktet ose jo", tha Rama.

Rama i pakënaqur me drejtimin e OSBE-së: Thirrjet e mia kanë