Aktualitet

Rama i akordon titullin e kordonit me yll “Benemerenti” kardinalit Pietro Parolin

Rama i akordon titullin e kordonit me yll “Benemerenti” kardinalit

Kryeministri Rama i akordoi titullin e kordonit të madh me yllin “Benemerenti” për mirënjohje publike të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skënderbeut, kardinalit Pietro Parolin.

“Në këtë ditë të lumtur pothuajse në prag të festës sonë kombëtare dhe në këtë 3 përvjetor të trefishtë, të 150 vjetorit të lindjes së Françeskanit të madh shqiptar At Gjergj Fishta, të 300 vjetorit të lindjes në qiell të ashtuquajturit Papa Shqiptar dhe në praninë e kaq shumë të ftuarve dhe miqëve ndihem i ndëruar që mund t’ju jap dekoratën më të lartë që një kryeministër i Shqipërisë ka dhënë, titullin e kordonit të madh me yllin “benemerenti” për mirënjohje publike, të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skëndërbeut”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Italisë, ku sot shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë.

Teksa ka folur për bashkëpunimin dhe frytet e mira që ai sjell, Rama ka kujtuar se Shqipëria është ndër vendet që i ka ardhur gjithmonë në ndihmë popujve në nevojë, duke përmendur këtu Afganistanin dhe hebrenjtë. Rama është shoqëruar nga gruaja e tij Linda dhe djali Zaho.

Tiranapost.al