Aktualitet

Rama dy ministrave të brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë: Hiqeni fare këtë lejen 5-vjeçare. Mos ta heqim me votë këtu

Rama dy ministrave të brendshëm të Kosovës dhe

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Elbasan iu ka kërkuar dy ministrave të Brendshëm, Bledi Çuçit të Shqipërisë dhe Xhelal Sveçla të Kosovës që të heqin afatin prej 5 vitesh të lejeve të qëndrimit mes dy shteteve.

Dialogu

Rama: Një pyetje kam, se gjithmonë e kam këtë kuriozitet se si funksionon racionalja e një ministri të Brendshëm si figurë, dhe jo për të dy. Pse e bëni këtë lejen 5 vjet?! Do martohen njerëzit, me bashkim familjar dhe pas 5 vitesh do vijnë te prapë ju që t’ju konfirmojmë se janë bashkë dhe do rrinë më gjatë. Pse nuk e hiqni këtë 5-vjeçarin?! E marrin lejen për t’u martuar nga familjet përkatëse, juve ju njoftojnë se jemi martuar dhe kemi vendosur që të jetojmë në Kosovë ose Shqipëri dhe me këtë njoftim ju jepni lejen. Po pse duhet të vijnë te ju pas 5 vitesh? Mund të ma shpjegosh këtë? Njëri nga ju mjafton. Një mënyrë mendimi është se kur je ministër i Brendshëm.

Ministri Sveçla: Nuk do të ketë nevojë që leja…

Rama: Në cilin rast doni ju që të vijë ai për 5 vite
Ministri Sveçla: Leja do të vijë për studentët, për të punësuarit, më pas do t’i zgjatet.

Rama: Po hiqeni fare këtë lejen 5 vjeçare. Hiqeni këtë 5-vjeçarin. Si thoni?! Mos ta heqim me votë këtu, se dilni në minorancë të dy këtu

Ministri Çuçi: S’ka nevojë për votë, pasi i shtojmë një zero pas 5 dhe bëjmë 50.