Rama: Do sjellim dhe akademinë e Rafael Nadal në Durrës
E Mërkurë 17 Prill 2024, 13:06
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e mbajtur për prezantimin e projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës.
Në fjalën e tij Rama njoftoi se autoritetet lokale dhe qëndrore janë në bisedime me akademinë e tensisit të Rafael Nadal për ta sjellë dhe atë në Durrës.
“Kryesorja në këtë pikë është që Federata ta promojë këtë projekt dhe të ndihmojë me të gjitha klubet në Shqipëri dhe rajon për të kthyer sytë dhe për të trokitur në duart e kësaj akademie, ku ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend, qysh në moshë të vogël, në këtë sport që është sporti më popullor në botë”, tha Rama.