Aktualitet

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e parë të shkollës nga gjimnazi simbol i Beratit, i rindërtuar nga e para

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu zgjodhën qytetin e Beratit për të uruar nxënësit dhe mësuesit e vendit për nisjen e vitit të ri akademik.

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Zgjedhja e Beratit ishte jo pa shkak. Bashkë me kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, Dr. Kita Sallabandën, Prof. Dhori Kulen e ish-nxënës, profesor e drejtues të vjetër u mblodhën në gjimnazin e ribërë nga fillimi, me kushte moderne, Babë Dudë Karbunara.

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

“Sot, Berati është krejt tjetër dhe në këtë pikë kam lehtësinë e të thënit të fjalëve më të mëdha sepse edhe vetë opozita e përfaqësuar nga Dhori Kule nuk më kundërshton dot, që Ervin Demo i ka dhënë Beratit një shtysë të re dhe ka sjellë për Beratin në shumë pak kohë, më shumë sesa është bërë në Berat për shumë kohë. Natyrisht që Ervini është një djalë nga Berati, që deri tani i ka ndihur fati sepse ka kaluar nga dora përkujdesëse e Dhorit, tek dora përkujdesëse e imja, pra ka marrë më të mirat nga opozita dhe nga pushteti në aspektin e vëmendjes, por unë dua ta nënvizoj punën e jashtëzakonshme të Ervinit sepse kjo shkollë nuk do të ishte bërë dhe nuk do ishte kaq mbresëlënëse në rast se nuk do ishte vizoni dhe këmbëngulja e Ervinit për të marrë mbështetjen nga Ministria e Arsimit dhe nga qeveria, që - po shikoja disa të dhëna - në këto 11 vjet ka ndërhyrë në infrastrukturën shkollore qoftë për ndërtimet e reja, qoftë për procese rikonstruksioni më shumë sesa ç’është ndërhyrë, jo në 23 vitet përpara se ne të merrnim detyrën, por në afro 45 vjet dhe puna flet, faktet dhe veprat flasin siç flet dhe kjo godinë, e cila nuk është thjeshtë një vend ku ka disa klasa, por është praktikisht një qendër e re e dijes dhe një qendër e re komunitare për Beratin, pasi këtu janë të gjitha si ato që duhen për orët e mësimit, tek ato që duhen tek orët pas mësimit, që nga klasat dhe muret me hije të rënde të orëve të matematikes, deri tek hapësirat për sport edhe për kulturë dhe aktivitete artistike”, tha kryeministri Rama.

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Ministrja Manastirliu e vuri theksin tek kushtet më të mira në shkolla për nxënësit, por edhe për mësuesit, që nga trajnimet dhe deri tek rritja e pagave.

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

Kurse kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo shprehu krenarinë për realizimin e këtij projekti shumë afër zemrës dhe ndau një mesazh për nxënësit dhe mësuesit në këtë fillim të vitit shkollor.

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

“Babë Duda dhe më pas 22 Tetori janë godinat më të mira publike, në territorin e Bashkisë. Më të mira se Bashkia apo institucione të tjera dhe kjo për mua është domethënëse për të treguar prioritetin që kemi, që janë brezat e ardhshëm”.

Rama dhe Manastirliu urojnë nxënësit për ditën e

“Mesazhi im për nxënësit e Babë Dudës është që ta përdorin këtë godinë për të eksploruar dhe ëndërruar big. Ashtu siç është kjo shkollë. Të ëndërrojnë për ato që duan të realizojnë në rrugëtimin e tyre dhe të ëndërrojnë për Beratin e magjishëm, sesi ky qytet të vazhdojë të transformohet me kontributin e tyre.

Mesazhi im për mësuesit është që kjo infrastrukturë t`i bëjë ata edhe më të fokusuar tek roli, përgjegjësia dhe privilegji që ata kanë në formësimin e brezave të ardhshëm. Të jenë në lartësinë e sfidave që ndryshimet në metodikë dhe ato që sjellin vetë brezat e rinj, të dinë t`i shfrytëzojnë në maksimum, që këta nxënës të arrijnë të zhvillojnë potencialin e tyre”, tha Demo në këtë ditë të parë të shkollës.