Aktualitet

Rakacolli: Të hënën mbërrijnë 15.000 doza të Pfizer; Ja kur do të vijnë 14.400 vaksinat e para të COVAX

Rakacolli: Të hënën mbërrijnë 15.000 doza të

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Pa Protokoll” ka deklaruar se ditën e henë do të mbërrijë në Tiranë dërgesa e tretë e vaksinave anti-COVID të kompanisë amerikane Pfizer e cila do të përbëhet nga 15.000 doza. Gjithashtu, zv. Ministrja ka informuar se brenda 10 ditëshit të parë të muajit mars do të mbërrijnë në vend edhe 14.400 doza të vaksinës COVAX, si dhe është shprehur optimiste se vaksinimi universal i shqiptarëve do të arrihet brenda marsit të vitit 2022.

“Plani i vaksinimit ka vazhduar, pasi është me përparësi të dinamikave tona shëndetësore. Tashmë vaksinat kanë ardhur rregullta dhe të hënën presim 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Kanë vijuar edhe tratativat që po bëjmë ne për të siguruar akoma më shumë vaksina. Sapo ti sigurojmë vaksinat do ti marrim. E sigurt që vijnë nga Pfizer. Nuk është një shifër optimale por tregon që me përpjekjet që po bëjmë do të kemi edhe doza të tjera të ardhura. Procesi i vaksinimit po vijon me përpikmëri, në muajin mars duam që të ketë përfunduar në të gjithë Shqipërinë për bluzat e bardha. Brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë 14.400 dozat e para të Covax. Vaksinim përfundon për 14 muaj. Në mars të vitit 2022 mendoj se do të përfundojë procesi, por jam më optimiste se do të arrihet më para.”- ka thënë mes të tjerash Rakacolli.

Tiranapost.al