Aktualitet

Radhë të gjata në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë

Radhë të gjata në pikat kufitare të Shqipërisë me

Radhët e mjeteve në pikën kufitare të Kakavijës për të hyrë në Shqipëri kanë qenë prezent që në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arritur deri në 4 kilometra në anën greke.


Sipas informacioneve, bëhet e ditur se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke, ku po punohet vetëm me dy të tilla në dalje dhe po kaq në hyrje. Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.

Radhë të gjata në pikat kufitare të Shqipërisë me

Edhe në pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit në Han të Hotit ka fluks të kalimit të pasagjerëve në hyrje dhe dalje. Punonjësit e Doganës për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve që qëndrojnë në makinë derisa t’u vijë radha për të kaluar, kanë shpërndarë ujë të ftohtë.

Radhë të gjata në pikat kufitare të Shqipërisë me

Fluks i lartë i hyrje-daljeve është regjistruar edhe në Kapshticë dhe pikën kufitare të Qafë Thanës.