Aktualitet

Qendra Shëndetësore Vorë përgënjeshtron akuzat e LSI, tregon pamjet nga magazinat me masa mbrojtëse për personelin shëndetësor

Qendra Shëndetësore Vorë përgënjeshtron akuzat e LSI,

Qendra Shëndetësore Vorë ka përgenjështuar denoncimin e bërë nga koordinatori i LSI sipas të cilit mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Qendra Shëndetësore Vorë përgënjeshtron akuzat e LSI,

Në përgjigjie të këtyre akuzave është bërë publike gjendja në magazinën e qendrës shëndetësore ku shihet stoku i pajisjeve mjekësore për personelin shëndetësor.

Qendra Shëndetësore Vorë përgënjeshtron akuzat e LSI,

Vetëm një ditë më parë LSI denoncoi mungesën e masave mbrojtëse kundër Covid për personelin shëndetësor në Vorë dhe sipas tyre nuk kishte reagim nga institucionet.

Qendra Shëndetësore Vorë përgënjeshtron akuzat e LSI,

“Mungesa e maskave, mungesa e dezinfektantëve, mungesa edhe e respektit të këtij personeli. Dhe reagimi i institucioneve është zero dhe nga ana tjetër shikojmë një propagandë që bëjnë sikur po përgjërohemi për mjekët, nga ana tjetër pastaj një degradim të sistemit shëndetësor që është kthyer në gjobë vënie. Pra, kemi disa anë monedhe, që kanë krijuar hapësira të mëdha abuzimi me këtë kategori”, thuhej në denoncimin e LSI.