Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri ndaj një 24-vjeçari në Tiranë

Qëllohet me armë zjarri ndaj një 24-vjeçari në

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në rrugën “5 Maji” të kryeqytetit. Sipas raportimit të Policisë persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit me inicialet N.A. 24 vjeç.

Njoftohet se Policia po kryen një kontroll të imtësishëm në rajon me qëllim kapjen e autorëve, ndërkohë është çelur një hetim për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al