Aktualitet

Qarku me numrin më të lartë të infektimeve për 100 mijë banorë në Shqipëri, nuk është Tirana

Qarku me numrin më të lartë të infektimeve për 100

Numri i të infekturave, viktimave dhe të shtruarve në spitalet Covid është ulur ndjeshëm, por në disa qarqe situata vijon të jetë problematike. Epidemiologu Artan Simaku ka deklaruar se Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të infektimeve për 100 mijë banorë. Në intervistën për Klan ai thotë:

“Në rang vendi si qarqe janë qarku i Gjirokastrës, Tiranës dhe Beratit që kane incidencën më të lartë. 6 mijë raste për 100 mijë banorë“.

Ndërsa 9 janë bashkitë me numrin më të lartë të infektimeve. Në Tiranë problem mbetet Kamza dhe Vora.

“Bashkia Kamëz, Vorë, ka rritje në bashkinë e Shijakut. Libohovë, Memaliaj, Poliçan e Delvinë’’.

Ndërsa në zonat e Veriut rritje të rasteve paraqesin Bashkia e Matit dhe Hasit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18113
Fier 2090
Durrës 966
Shkodër 830
Gjirokastër 794
Korçë 631
Vlorë 389
Dibër 311
Kukës 264
Elbasan 93
Berat 60
Lezhë 15

Situata me Covid, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë një ditë më parë:

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2584

Testime totale 615,147
Raste pozitive 129,980
Raste të shëruara 103,066
Raste Aktive 24,556
Humbje jete 2,358

*Tiranapost.al.