Aktualitet

Punime për rikonstruksionin e kabinave/ Këto zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë 3 ditët e ardhshme

Punime për rikonstruksionin e kabinave/ Këto zona në Tiranë

Disa zona të kryeqytetit do të mbeten pa energji elektrike përgjatë datave 22-24 qershor për shkak të punimeve që OSHEE do të bëjë për rikonstruksionin e disa kabinave.

Për pasojë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë intervalit kohor 08:00-17:00 në Bërzhitë, Mullet dhe Baldushk, ndërkohë që në datën 23 qershor do të ketë ndërprerje në po të njëjtin orar në disa pjesë të Mulletit dhe Ibës.

Tiranapost.al