Aktualitet

Publikohet videoja e konfliktit në Tiranë. 39 vjeçari tenton të përplasë me makinë çiftin, si nisi sherri

Publikohet videoja e konfliktit në Tiranë. 39 vjeçari tenton

Është publikuar videoja e konfliktit në Yzberisht të Tiranës mes një çifti bashkëshortësh dhe një 39 vjeçari. Mësohet se 39 vjeçari pasi u konfliktua verbalisht me çiftin, tentoi t’i përplasë me makinë.

Sherri mes tyre nisi për një fjalë banale teksa dy drejtuesit po ngisnin makinën. 39 vjeçari i identifikuar si Taulant Mekollari, ndoqi makinën tjetër deri në zonën e Yzberishtit duke tentuar të përplaset me makinën ku ndodhej çifti, ndërkohë që gruaja e tij thuhet të jetë shtatzënë.

Videoja tregon momentin kur Mekollari i afrohet makinës së çiftit, ndërsa dëgjohet britma e të afërmes së tij që i del makinës para për ta parandaluar. Kjo e fundit tërhiqet nga një burrë, për ta shpëtuar.

Taulant Mekollari i cili bën lëvizje të rrezikshme me makinën, rezulton me precedentë penalë në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike. Disa efektivë policie mbërrijnë në vendngjarja dhe arrestojnë 39 vjeçarin. Nga verifikimet rezulton se edhe shoferi tjetër me inicialet G.M është me precedentë penalë, i akuzuar për plagosje me dashje.

Videoja e plotë e publikuar ng Ballkan Web:

*Tiranapost.al.