Aktualitet

Publikohen përgjimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Lushnjës: I thuaj që ke folur me mua, s'bëhen këto biseda në telefon

Publikohen përgjimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Lushnjës: I

Dosja e hetimeve të SPAK që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe ka përfunduar në duart e mediave. Janë publikuar bisedat që implikojnë në akuza Fatos Tushen i cili flet për favore dhe raste që mund të cilësohen si shpërdorim detyre. Kryebashkiaku akuzohet për këtë dhe për përfshirjen në tender korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishtheëm dhe Bitaj, ku fitues u shpall një kompani jashtë kushteve dhe garës me kompanitë e tjera, duke përfituar një biznesmen I.L.

Në përgjimet e SPAK, punonjësit e Bashkisë duket se kishin dijeni për hetimet. Në bisedat e zbardhura ata thonë se kryebashkiaku Tushe kishte bërë 20 herë mbledhje duke u porositur se çfarë do u thonë prokurorëve:

Punonjësi 1: Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni
Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër
Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri
Punonjësi 2: Po ajo çne
Punonjësi 1: Është njësi ajo
Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë
Punonjësi 2: Ti?
Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s'më vjen mirë, po s'kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë
Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç'ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia
Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim
Punonjësi 2: Ahtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton
Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot
Punonjësi 2: Kush tha
Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot
Punonjësi 2: Epo mirë
Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje
Punonjësi 1: ... Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Duket se biznesmeni që përfitoi nga tenderi ka ndërhyrë tek Fakulteti i Mjekësisë që vajza e kryebashkiakut të merrte provimin:

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën
Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën
Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jemë atje, se më morën që në mjes këta Erjon nga raportimet, për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu, dola t'u pi cigare
Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo
Fatos Tushe: Ti ça bën
Ibrahim Lami: Hic o hoc ja piva një kafe me B...dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin
Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

....Ibrahim Lajmi për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj

Një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Lushnjës është se ai ka lejuar persona të tjerë të shfrytëzojnë naftën e mbuluar nga shteti: Personi që mbush makinën me naftë kontakton kryebashkiakun:

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë
Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Personi: Unë nesër do iki me pushime...
Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj
Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti

Edhe drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini rezulton të ketë bërë të njëjtën.

Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur
Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut
Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda
Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me re teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt
Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

Kryebashkiaku Fatos Tushe ka dalë në përgjime edhe me një biznesmen tjetër të quajtur Ismail Blliku, i cili dyshohet se ka ndërtuar pa leje, por është ndihmuar nga Tushe.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni...të thashë unë më duket....ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda...hajd

Blliku: Dakord, dakord

Fatos Tushe: Hajt

Nga operacioni, këta janë të ndaluarit me:

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Sqarim: Bisedat janë publikuar nga media si Report Tv, Neës 24.

*Tiranapost.al.