Aktualitet

Pse spitalet Covid rrezikojnë më shumë të digjen? Rastet nga Tetova në Rusi dhe ç'ndodh brenda repartit të kujdesit intensiv

Pse spitalet Covid rrezikojnë më shumë të digjen? Rastet nga

14 pacientë dhe pjesë e stafit mjekësor të spitalit Covid në Tetovë kanë ndërruar jetë si pasojë e flakëve të përhapura. Shkaku nuk dihet ende, godinat për trajtimin e pacientëve të Covid në disa vende janë ndërtuar për përkohësisht dhe rreziqet për probleme teknike janë të shumta. Hetimet vazhdojnë, ndërsa 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga spitali.

Por ngjarja si në Tetovë me flakë që përfshijnë spitalet Covid, ka ndodhur edhe në disa vende të tjera si India, Iraku, Rusia, Egjipti, Turqia, Rumania etj.

Pse ndodh?

Në spitalin indian 13 pacientë ndërruan jetë si pasojë e flakëve gjatë muajit mars. Në Rusi 28 pacientë u evakuuan për shkak të flakëve të përhapura. Ende sot nuk dihet shkaku i zjarrit në këto dy vende, ndonëse hetimet vijojnë.

Vendet si SHBA, Kanada apo Britani kanë dërguar një udhëzim në gjithë spitalet e përshtatura për trajtimin e pacientëve me Covid. Bëhet fjalë për një manual të veçantë mbi situatat si zjarret.

Dhe Oksigjeni luan rolin kryesor. Komisioni Europian më herët hartoi një udhëzues ku kërkohej kujdes me rrjedhjen e oksigjenit në bombola. Shkaqet e zjarrit mund të jenë të ndryshme, si ndonjë shkëndijë elektrike, por është oksigjeni ai që përhap me shpejtësi flakët.

Për shkak së pacientët me Covid kanë nevojë për oksigjen, spitale të tilla janë të mbushur me bombola oksigjeni dhe gjasat për rrjedhje janë më të mëdha: Ndryshe nga repartet e tjera, repartet Covid në rast të një zjarri rrezikojnë të shkaktojnë më shumë viktima, thuhet në udhëzimin e Komisionit Europian.

Pse spitalet Covid rrezikojnë më shumë të digjen? Rastet nga

Gjithashtu ngarkesa me shtrim të pacientëve në një afat të shkrutër kohor, bën që të mbingarkohet edhe sistemi, duke shkaktuar shkëndija elektrike. Në një ambient me sasi të lartë oksigjeni, do të thotë rrezik i shtuar ndaj përhapjes së flakëve.

Në rastin e spitalit të Tetovës, mediat tregojnë se ishte i ndërtuar me materialin e njohur si ‘sanduiç’ të cilat digjen menjëherë në rast zjarri.

Në dokumentin e Komisionit Europian thuhet:

Zjarret me shkak përhapjeje oksigjenin mjekësor nuk janë një fenomen i ri, por janë më të zakonshme në sallat operative ku oksigjeni administrohet në mënyrë rutinore.

Pse spitalet Covid rrezikojnë më shumë të digjen? Rastet nga

Në këto mjedise, protokollet e rrepta të sigurisë normalisht duhet të zbatohen dhe stafi kirurgjikal duhet të trajohet mirë për t'u marrë me rreziqet për çdo rast. Për më tepër, ato përfshijnë një njësi të ventilimit të oksigjenit dhe mjedisi i pasur me oksigjen është i përqendruar rreth fytyrës së pacientit. Për shkak të pandemisë së Covid, ka shtim të pranisë së ventilatorëve me oksigjen, të disponueshme kryesisht në njësitë e kujdesit intensiv.

Kjo ka çuar në rritje të kërkesës së sistemit elektrik, e cila në disa raste mbingarkon sistemet e furnizimit me energji elektrike. Do të thotë gjithashtu se, për shkak të rritjes së numrit të ventilatorëve të oksigjenit, rritet edhe përqendrimi i oksigjenit në ato ambiente. Duke pasur parasysh se njësitë infektive kanë një shkallë të ulët të shkëmbimit të ajrit me mjedisin e jashtëm, potenciali për përhapje të flakëve është më i madh.

Pse spitalet Covid rrezikojnë më shumë të digjen? Rastet nga

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur