Aktualitet

Pse Rama nuk u pyet për shkollën turke?

Pse Rama nuk u pyet për shkollën turke?

Sonte kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut i cili ishte gjithashtu nga New York live.

Në orët e fundit në Tiranë ka marrë vëmendje të fortë në rrjet mbyllja e një shkolle. Me një vendim të sotëm qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë shkollën e mesme turke “Mehmet Akif”.

Përveç shqetësimit të nxënësve dhe prindërve, nuk ka munguar reagimi për këtë vendim të beftë, të cilin mediat e lidhin me një kusht të Erdogan, kërkesë e bërë prej tij vazhdimisht edhe publikisht gjatë vizitës së fundit për largimin e elementëve gylenistë nga Shqipëria.

Pse Rama nuk u pyet për shkollën turke?

Kur kishte shumë kuriozitet për një sqarim nga Kryeministri, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut kjo pyetje e aktualitetit mungoi.

Pse?