Aktualitet

Pse kontrata me Pfizer nuk do bëhet publike? Rama tregon se kush është vaksina më e shtrenjtë deri tani

Pse kontrata me Pfizer nuk do bëhet publike? Rama tregon se kush

Kryeministri Rama thotë se pavarësisht dëshirës së tij për ta treguar kontratën me Pfizer për sigurimin e vaksinave nuk do të bëhet publike për shkak se është e mbrojtur nga sekreti tregar.

Nga konferenca për 'Taksat dhe administrimi fiskal- ‘Mirëadministrimi fiskal’, Rama u pyet se kur do e bëjë publike, pasi e kishte thënë në një emision. Por Rama shtoi se asnjë vend i BE nuk e ka bërë publike.

Në parlament u miratua dje marrëveshja e Pfizer, keni thënë se do e bëni publike, kur do e publikoni?

Rama

Kontrata me Pfizer është e mbrojtur nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike, përtej dëshirës time. Kam thënë se do e bëj publike se kjo ishte dëshira ime, por kontratat janë kontrata dhe klauzola e sekretit tegtar është aty. Nëse gjeni një vend të BE që e ka bërë publike, do jemi vendi i dytë që do e publikojmë.

Pse çmimi që thuhet se do jetë fiks nuk bëhet publike? A duhet transparencë? Pse Shqipëria nuk ka deklaruar buxhetin që do ketë për vaksinat? Si Kosova?

Ju mund të dyshoni por dyshimet mund ti lehtësoni duke parë praktikat e të gjithëve dhe sekreti që mbulon kontratën Pfizer tek ne dhe në BE nuk lidhet me çmimin. Çmimi është fiks por lidhet me modalitetet për sasitë kohën e kështu me radhë. Kështu që nuk ka lidhje. Është e verifikueshme se paratë nuk mbulohen nga sekreti. Mos ushqeni njerëzit me konspiracione idioteske, është shumë thjeshtë, Pfizer ka një kontratë me të gjithë vendet dhe në asnjë vend nuk është publike. Unë këtë gjë nuk e dija, thashë që do shkoj në parlament dhe do e bëj publike, dhe më thanë se nuk mund të bëhet. Pse merreni me këto çudira. Kjo është si në gjithë botën. Pse ushqeni miletin me marrëzi. Kemi kapacitet të paguajmë gjithë vaksinat me shumat e tyre. Vaksina e Pfizer është më e shtenjta aktualisht dhe ne kemi kapacitetin ta paguajmë.

Kryeministri nuk ka treguar as vendin nga erdhën vaksinat, duke thënë se shpreson që një ditë ta tregojë. Shqipëria ka siguruar rreth 1000 doza vaksine dhe pret këtë javë të mbërrijnë dozat e tjera. Prej 8 ditësh ka nisur procesi i vaksinimit, me të parët mjekët.

*Tiranapost.al.