Aktualitet

Pse i ftoni të rinjtë të vinë në PS nga jashtë kur keni 8 vjet që s’bëni zgjedhje në parti për kryetarin? Rama: Po i ftojmë të vinë në anëtarësi jo për kryetar. Ja pse nuk i bëj zgjedhjet

Pse i ftoni të rinjtë të vinë në PS nga jashtë kur

Kryeministri Rama u pyet në një konferencë me gazetarët për arsyen pse fton të rinjtë të bëhen pjesë e PS-së, ndërkohë që kjo parti prej 8 vitesh nuk bën asnjë zgjedhje për të votuar kryetarin që do. Kësaj pyetje, kryesocialisti Rama iu përgjigj:

“Po i ftoj të bëhen pjesë e skuadrës, jo kryetar partie. Ju duhet ta merrni një informacion se ndoshta keni qenë në shkollë, ne kemi një sistem si shumë parti nuk bëhen zgjedhje për kryetarin kur zgjedh populli me votë. Komuniteti i lidershipi dhe popullit është i mjaftueshëm. Për çfarë duhen bërë farsat me kandidatura të sajuara, se me demek kemi zgjedhje për kryetarin pasi PS fiton zgjedhjet në popull. Është farsë nuk ka asnjë vlerë. Ne menduam të heqim dorë nga farsa dhe hoqëm dorë. Me gjithë respektin keni parë që kemi bërë dhe gara të tilla por nuk kanë qenë gara, kanë qenë bëj adetin se kështu është shkruar në statut. Për çfarë duhet ta bëjmë këtë adet? Të reja dhe të rinj kanë 1001 arsye kur kanë dëshirë për t’u aktivizuar që të vijnë të bëhen pjesë e jona. Askush s’të shtron tapetin e kuq për të thënë ‘meqë je i ri, hajde se erdhi dita jote’”.