Aktualitet

Pse do jetë vështirë të kemi një turizëm të organizuar europian këtë verë?

Pse do jetë vështirë të kemi një turizëm të

Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se dinamika me situatën e koronavirusit e bën pak të vështirë për të patur një turizëm të organizuar europian këtë verë. Nëse vjet diheshin rregullat, për këtë sezon as vendet e Europës nuk kanë nxjerrë një plan të qartë lidhur me udhëtimet në vendet jashtë BE, siç ndodhet aktualisht Shqipëria.

Pse do jetë vështirë të kemi një turizëm të

Për Euronews, Blendi Klosi tha:

Ka problematika, por mbi-problematika është koronavirusi. Duket e vështirë të kemi përsëri një turizëm të organizuar europian, vendet e BE akoma nuk kanë krijuar politikat e tyre përsa i përket raporteve me vendet jashtë Bashkimit Europian.

Duhet të përgatitemi vetë dhe të trajtojmë problemtikat tona. Nuk mendoj se ka një datë të caktuar se kur hapet sezoni. Shqipëria ka 12 muajt e vitit mundësitë për turizëm. Di që bashkia Vlorë nis javën tjetër aktivitetin për hapjen e turizmit. Por e vështirë ta themi zyrtarisht.

Nuk e di si do shkojë pandemia, kemi ende kufizim orari nga Komiteti i Ekspertëve dhe rregulla në fuqi. Ajo që ndodh në plazh këtë vit akoma nuk është definuar. Vaksinimi vazhdon me ritme të shpejta, është ulur numri i infeksionit, kjo do na ndihmojë të kemi turizëm siç shpresojmë.

*Tiranapost.al.