Aktualitet

PS propozon ndryshime në Kodin Rrugor: Zgjatja e patentës dhe rregulli i ri për të moshuarit

PS propozon ndryshime në Kodin Rrugor: Zgjatja e patentës dhe rregulli

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor. Sipas propozimit patenta për drejtuesit e makinave do të jetë 15 vjeçare dhe për personat mbi 70 vjeç duhet ë paraqesin çdo vit certifikatë mjekësore.

“Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç”, thuhet në propozimin që mban firmën e Ballës.

“Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara”, vijon më tej drafti i propozuar nga kreu i grupit të PS-së.
Kodi Rrugor kërkon 84 vota për tu miratuar, ndërkohë që PS-ja dhe PSD-ja kanë sot në Kuvend 77 vota, çka do të thotë se do të duhen edhe shtatë vota nga e djathta që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi.

Neni 124 pika 1 është

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për personat deri në moshën 50 vjeç;
– 5 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 50 vjeç
– 3 vjet, për ata që kanë kaluar të 70-tat.

Neni 124 pika 1 propozohet të bëhet
Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;
– Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi I vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi I kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.