PS mban sot në Durrës Asamblenë Kombëtare. Çfarë pritet të ndodhë
E Diel 8 Shtator 2024, 09:40
TiranaPost
Sot, Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, e cila pritet të zgjedhë edhe organet drejtuese të kësaj Partie.
Mbledhja do të zhvillohet në Durrës dhe do të nisë në orën 11:00. I pari që do të flasë, është Kryeministri Edi Rama, ku të japë disa mesazhe lidhur me objektivat që kjo forcë politike synon të arrijë, ndërsa pas disa muajsh vendi shkon në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Asambleja Kombëtare e PS ka 350 anëtarë, të cilët do të votojnë për anëtarët e Kryesisë, por edhe piramidën drejtuese të kësaj partie.
Një nga pikat e paralajmëruara, ka të bëjë me përcaktimin e drejtuesve politikë të PS-së në Qarqe, të cilët do të organizojnë dhe drejtojnë punën sa i takon fushatës zgjedhore në qarkun që do të caktohen.