Aktualitet

PS gati për të diskutuar me opozitën për Ligjin e Dosjeve

PS gati për të diskutuar me opozitën për Ligjin e Dosjeve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për gazetarët u shpreh sot se PS është gati të ulet në diskutim me opozitën për Ligjin e Dosjeve.

Balla shprehet se pas diskutimeve beson që Ligji do të votohet.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla.