Aktualitet

Lajme të ditës/ Reagimet e amerikanëve, OSBE-së dhe Britanisë së Madhe për protestën e dhunshme tek Bashkia

Lajme të ditës/ Reagimet e amerikanëve, OSBE-së dhe

Sot para Bashkisë së Tiranës protesta e zhvilluar nga rithemelimi, eskaloi në dhunë e zjarr. Protesta zgjati rreth një orë.

Lajme të ditës/ Reagimet e amerikanëve, OSBE-së dhe

Lajme të ditës/ Reagimet e amerikanëve, OSBE-së dhe

Lajme të ditës/ Reagimet e amerikanëve, OSBE-së dhe

Ambasada amerikane, britanike, italiane dhe OSBE kanë reaguar dhe kanë dënuar aktet e dhunë dhe bëjnë thirrje për protesta paqësore.

Reagimi i ambasadës amerikane: Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

Reagimi i OSBE: Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE.

Reagimi i Ambasadës britanike: Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

Reagimi i Ambasadës italiane: Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme