Aktualitet

Propozimi i Holandës, i pamendueshëm për shqiptarët para ca viteve

Propozimi i Holandës, i pamendueshëm për shqiptarët para ca

Holanda, ndoshta skeptikja numër një për Shqipërinë për shumë vite, ka marrë kthesë në mënyrën e të parit Shqipërinë. Edi Rama, pas vizitës në Holandë dhe takimit me Mark Rutte-n, thotë se propozimi i tij, që Shqipëria të jetë pjesë projektit të Komunitetit të Ri Europian do të detajohet në letër.

Rama thotë në videon e shkëputur nga takimi me Rutte: “Kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht si dy vende mike, njëri në rrënjët e Bashkimit Europian, tjetër ende jo në Bashkimin Europian, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e Komunitetit të Ri Europian”.

Është prekëse për Shqipërinë, kur mendon se para disa vitesh ishte e pamendueshme që ne të kishim këtë rol në arenën ndërkombëtare.

“Skuadrat tona do të jenë menjëherë në punë”, thotë më tej Edi Rama.