Aktualitet

Propozimi i ekspertit: Ora policore të shtyhet, maska jo me detyrim në ambientet jashtë

Propozimi i ekspertit: Ora policore të shtyhet, maska jo me detyrim në

Ka ardhur kohë që ora policorë të shtyhet dhe maska të mos jetë më detyrim në mjediset e jashtme! Ky është propozimi që bën një nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Në intervistën për Klan, eksperti Alban Ylli thotë se situata e pandemisë tanimë është në nivelet e qëndrueshme dhe për këtë shkak masat duhen lehtësuar.

“Prej më shumë se një javë Shqipëria ndodhet në zonën e riskut të ulët dhe në këtë e matim me disa indikatorë të cilët janë duke u bërë më të fortë, si nga numri i rasteve ditore pozitiviteti i testimeve shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve.

Shpresoj që në mbledhjen e kësaj radhe të kemi gradualisht lirimin e një a dy masave, unë personalisht do propozoj një zgjatje të orës policore deri në mesnatë dhe ndoshta një ndërrim të detyrimit për maskat në rekomandim, në mjedise të hapura”.

Megjithatë, këto masa lirimi që propozin eksperti Ylli nuk tregojnë se pandemisë së koronavirusit i erdhi fundi.

“Në opinion tim, Covid si krizë globale do mbyllet brenda këtij viti, por si një problem i shëndetit publik do vazhdojë gjatë, do të na duhet të vaksinojmë shumë për të qenë të sigurt se nuk do kemi probleme”.

Në Shqipëri, që nga Janari e deri më tani janë vaksinuar mbi 600 mijë persona.

*Tiranapost.al