Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj tek selia e PD për të parë provat
E Shtunë 8 Janar 2022, 15:52
TiranaPost
Gazetarët e terrenit kanë fotografuar edhe prokuroten e Tiranës Elisabeta Imeraj sot pas protestës në selinë e PD-së. Prokurorja ka parë vetë dëmet dhe ambjentet e brendshme.
Sot në selinë e Partisë Demokratike nisi protesta në orën 11:00, një orë para nga ç’ishte njoftuar dhe mbaroi në orën 13:30, pas ndërhyrjes së uniformave blu, të cilët bënë shpërndarjen e protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë.
Deri më tani janë shoqëruar 20 protestues në komisariat. Në një prononcim për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Lorenc Panganika deklaroi se nga protesta mbetën të lënduar një polic dhe një protestues.
Tiranapost.al