Aktualitet

Kokulur në gjyq! Prokuroria kërkon burg për sanitaren që u hoq si infermiere dhe i mori milionat vajzës së pacientes

Kokulur në gjyq! Prokuroria kërkon burg për sanitaren që u

Për Tire Alldërvishin, 58 vjeçe kërkohet burg nga prokuroria. Sanitarja e Spitalit Shefqet Ndroqi u hoq si infermiere dhe mashtroi vajzën e një pacienteje me Covid e shtruar prej 25 ditësh në spitalin e Shefqet Ndroqit, duke i marrë një shumë prej 8 milionë lekësh. AJo u shfaq sot në gjyq teksa qëndrote kokëulur.

Kokulur në gjyq! Prokuroria kërkon burg për sanitaren që u

Kokulur në gjyq! Prokuroria kërkon burg për sanitaren që u

Pasi nëna e vajzës ndërroi jetë, ajo denoncoi rastin në emisionin investigative Stop ku zbuloi bisedat me sanitaren. Ajo i kërkonte para 30 vjeçares me pretendimin se do kujdesej për nënën e saj dhe se paratë do ua shpërndante edhe mjekëve të tjerë sipas turneve.

Kokulur në gjyq! Prokuroria kërkon burg për sanitaren që u

Ministria e Shëndetësisë njoftoi menjëherë pas publikimit të skandalit shkarkimin e saj, ndërsa një ditë më parë ajo u arrestua. Prokuroria njoftoi dje se do të nisë zyrtarisht hetimet, ndërsa sot kërkon burg.

Vajza e cila denoncoi rastin ka ruajtur bisedat në aplikacionin WhatsApp, ku sanitarja i kërkonte para dhe ushqime për nënën e saj të shtruar. Vajza ka akuzuar se sanitarja i ka marrë një shumë prej 8 milionë lekësh. Policia ka njoftuar se në hetim janë dhe 4 persona të tjerrë, të dyshuar se kanë bashkëpunuar me sanitaren.

*Tiranapost.al.