Projekti që do e shndërrojë ish-Fabrikën e Tullave në Lushnje, në Park për prodhim energjie
E Martë 13 Gusht 2024, 10:21
TiranaPost
Ish- Fabrika e Tullave në Lushnje, aktualisht e nxjerrë jashtë funksionit dhe venddepozitim mbetjesh, do të shndërrohet në një park për prodhim energjie diellore. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në rrjete sociale teksa shkruan:
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.