Aktualitet

Profili i vrasësit të 8-vjeçarit në Fier. Çfarë dimë për Klodian Çalamanin

Profili i vrasësit të 8-vjeçarit në Fier.

Një ngjarje sa e rëndë dhe tragjike ka tronditur mbrëmjen e sotme mbarë opininon publik shqiptar. Një fëmijë 8-të vjeçar është gjetur i pajetë dhe i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij, por kjo nuk është më e keqja.

Sipas informacioneve në dispozicion, Klodian Çalamani, autori i veprës makabre ka precedent penal të mëparshëm në pëngmarrje. Por, me aq sa dihet, deri tani ai nuk kishte arritur deri në vrasje.

Në vitin 2012, ai ka marrë peng një vajze 16-vjeçare, të cilës ia kishtë hequr lirinë për rreth 20 minuta. Përvecc heqjes së lirisë, autori e kishte dhunuar para shumë kohësh 16-vjeçaren, por ende nuk dimë saktësisht se ç’ka ndodhur më vajzën e vitit 2012.

Dëshmitë e banorëve të zonës dhe personat që mund te kishin kontakt me çalamanin e përshkruajnë këtë të fundit si një person të tërhequr, që nuk bezdiste askënd. Kjo është vëccori tipike e ‘grabitqarëve’, të cilët I studiojnë viktimat, dhe pastaj i sulmojnë.

Tiranapost.al