Aktualitet

Profesor Tupe tregon shqetësimin më të madh të jetës së tij

Profesor Tupe tregon shqetësimin më të madh të jetës

Pengu më i madh në jetë ose shqetësimi i tij më i madh është se me kë do të lërë djalin e tij të prekur nga autizmi kur ai të mos jetë më në jetë. Publicisti dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupe e rrëfeu këtë në një intevistë në emisionin e News 24 ku mes të tjerash tha se po tregohet i kujdesshëm që të jetojë sa më gjatë për djalin e tij dhe bashkëshorten.

'Kur futesh në moshë të mesme bëhesh filizof', thotë Tupja i cili flet për periudhën e jetës me vetëdijen për gjurmët që lënë vitet. Me nota humori, ai tregon se ka trokitur vonë në moshë të mesme dhe se tani i mendon gjërat më thellë.

Intervistën më të plotë e gjeni në videon si më poshtë: