Aktualitet

Problemi me kartat ID që s'janë rinovuar, Çuçi: Asnjë shqiptar s'do mbetet pa votuar me 25 prill

Problemi me kartat ID që s'janë rinovuar, Çuçi:

Ende nuk ka një vendim zyrtar për të shtyrë vlefshmërinë e kartave ID, që mund të penalizojë mijëra shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit pasi ende nuk e kanë rinovuar kartën. Kryeministri Rama tha se çdo propozim do të trajtohet me seriozitet ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se është në komunikim me kompaninë Aleat në lidhje me vlefshmërinë e kartave të identitetit. Ministri Çuçi tha se asnjë shqiptar nuk do të mbesë pa votuar nëse ka vullnetin e mirë për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Me kompaninë Aleat ashtu si në vazhdim po bëjmë përpjekjet që shtetasit të kenë një dokument të vlefshëm. Ne jemi në bashkëpunim dhe në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë ashtu si kemi qenë sot për shtyrje të afatit. Çdo gjë është nën kontroll.Asnjë shqiptar nuk do të mbetet pa votuar nëse ka vullnetin për të votuar. Janë çështje të organeve ligjzbatuese”.

Ndërkaq, në lidhje me masat anti-Covid ku jo në pak raste janë shkelur nga vetë zyrtarë të partive politike, ministri i Brendshëm tha se askush nuk do të tolerohet.

*Tiranapost.al.