Aktualitet

Probleme me regjistrimin e emigrantëve. 35% e aplikimeve refuzohen për shkak të gabimit të vendbanimit

Probleme me regjistrimin e emigrantëve. 35% e aplikimeve refuzohen për

35% e aplikimeve të emigrantëve po refuzojen nga KQZ dhe shkaku kryesor është deklarimi gabim i adresës së vendbanimit.

Për të shmangur këtë gabim në plotësimin e formularit elektronik, duhet që krahas adresës, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të ngarkojnë në sistem edhe një dokument që provojnë se jetojnë aty.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në garë me kohën për të përballuar dyndjen e emigrantëve të cilët duan të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Nga momenti i aplikimit në platformën elektronike, operatorët e KQZ kanë 5 ditë kohe për të pranuar apo refuzuar kërkesën.

Në rast se i refuzohet aplikimi, emigranti ka të drejtë të aplikojë serish duke korrigjuar dokumentet e pasaktë.