Aktualitet

Presidentja e KE-së tregon planin e investimeve në Shqipëri me 600 milionë euro këtë vit: Por Ballkani Perëndimor duhet të jetë bashkë

Presidentja e KE-së tregon planin e investimeve në Shqipëri me

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen paraqiti planet për rimëkëmbjen dhe financimet e BE-së ndaj Shqipërisë.

"Për rimëkëmbjen kemi investuar në mënyrë të konsideruar. Jemi marrë me pjesën emergjente të krizës, 230 milionë euro për Shqipërinë në formë granti. Kemi dhuruar pajisje të plota.

Tani duhet të hedhim sytë drejt së ardhmes, pra investime për rimëkëmbje solide të fortë, jo vetëm për para. Ashtu si edhe në BE, qytetarët shqiptarë meritojnë të ardhme të gjelbërt e digjitale, meritojnë vende pune që janë të mirëpaguara, kështu që ky është plani ynë i nvestimeve për BP. Me pak fjalë, kemi vënë në tryezë 9 miliardë euro. Ka rëndësi për ne që ju jeni ata që bëni propozimet për projekte cilësore, solide, të forta që të arrijmë të sjellim më shumë se 20 miliardë euro të tjera investime. Kemi sjellë tashmë 500 milionë euro dhe me këtë propozojmë një shtesë prej 600 milionë eruosh këtë vit, ndaj le të kemi sukses. Po punojmë bashkë me njëri-tjetrin.

Kemi investuar Hekurudha, do rehabilitojmë Fierzën. Këto janë vetëm dy nga projektet e financuara që keni propozuar. Plani i investimeve ekonomike do rrisë vendet e punës. Por ka rëndësi që 6 partnerët të ecin bashkë për Tregun e Përbashkët Rajonal (i referohet Ballkanit Perëndimor). Ju falenderojmë që përmendet procesin e Berlinit. Kemi ende shumë për të bërë. Na keni partner. Do qëndrojmë pranë jush. Ka rëndësi të ecim para për të krijuar momentin e duhur për sukses në të ardhmen. E them se sa më i shpejtë procesi, më i shpejtë do jetë edhe anëtarësimi.

Thatë që rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Keni punuar fort për këtë çështje. Rritja e tensioneve Kosovë-Serbi është shqetësuese. Është thelbësore të ulet tensioni dhe të rikthehemi në dialog. Edhe BE u ndërtua mbi bazën e dialogut dhe zhvillimit ekonomik. Kjo solli mirëkuptim nga gjithë palët dhe më pas solli pajtimin. Është proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati", tha Von der Leyen.