Aktualitet

Presidentja e KE për marrëveshjen e targave: Zhvillim pozitiv pas takimeve të mia me Vuçiç e Kurtin

Presidentja e KE për marrëveshjen e targave: Zhvillim pozitiv pas

'Një zhvillim pozitiv pas takimeve të mia me presidentin serb dhe atë të Kosovës', Albin Kurti, e quan presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen marrëveshjen e parakohshme mes dy vendeve për çështjen e targave që nxiti tensione prej më shumë se 10 ditësh në Veri të Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Ursula von der Leyen shkruan:

E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Është mirë për të gjithë rajonin. Tani duhet të vazhdojë dialogu.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka nisur turin në Ballkan. Para dy ditësh ajo ishte në Tiranë dhe dje ishte në Kosovë.

Ndërkaq, çfarë përmban marrëveshja?

Presidentja e KE për marrëveshjen e targave: Zhvillim pozitiv pas

Nga 2 tetori hiqen forcat ushtarake në barrikadat Jarinjë dhe Brnjak. Nga 2 Tetori, Njësia Speciale do zëvendësohet nga forcat e KFOR-it për një periudhë dy javore.

Nga 4 tetori Kosova dhe Serbia do përdorin afishe/letra ngjitëse si targa për automjetet, si masë e përkohshme për të ulur tensionet dhe vijimin e dialogut.

Më 21 Tetor do ketë sërish bisedime për zgjidhen e përhershme të çështjes.

*Tiranapost.al.