Aktualitet

Helmimi i 1500 njerëzve në Deçan nga uji, reagon Vuçiç: Kemi një makinë me targa të Novi Sad provë. Po hetojmë

Helmimi i 1500 njerëzve në Deçan nga uji, reagon

Më shumë se 1500 persona në Deçan të Kosovës janë helmuar, mes tyre 51 fëmijë. Hetimet kanë nisur, është shpallur gjendja e emergjencës por dyshimet janë për dy serbë që mund të kenë lidhje me kontaminimin e ujit që kanë pirë banorët. Disa ditë para helmimit masiv, dy qytetarë serb kanë vizituar Deçanin. Ata kanë ndaluar në një lokal, ku pronari ka fiksuar kamerat për të parë lëvizjet e tyre.

Nisur nga dyshimet se ata mund të kenë lidhje me ngjarjen, ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Për mediat serbe ai ka thënë se ka siguruar lëvizjet e makinës me targa të Novi Sad, dhe sipas tij rezulton se ata nuk ishin as 500 metër pranë burimit të ujit. Megjithatë ai shton se po pritet për më shumë detaje që do të dalin në dritë.

Helmimi i 1500 njerëzve në Deçan nga uji, reagon

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”.

Ndërkaq, sipas medias Telegraf, pronari i një restoranti që ndodhet 500 metër larg burimit të ujit ka thënë se lokali i tij është vizituar nga dy të rinj serbë, të cilët kishin ardhur me një makinë dhe kishin pyetur për Manastirin e Deçanit. Naim Muçaj ka thënë se dy personat iu dukën të dyshimtë dhe për këtë arsye ai kishte njoftuar policinë duke iu siguruar edhe pamjet e kamerave për të identifikuar dy personat serbë.

Por ngjarja mbetet mister, pasi në analizat e kryera nuk ka rezultuar uji i kontaminuar, të paktën në zonat ku janë marrë mostrat.

*Tiranapost.al.