Aktualitet

Presidenti në hall, është në kërkim të një kamerdareje, kudo ku sheh ujë shkon për ta gjetur

Presidenti në hall, është në kërkim të një

Kryeministri Rama në një konferencë për mediat ka sqaruar situatën në lidhje me pasojat e reshjeve të ditëve të fundit dhe përballimin e përmbytjes. Pyetjes së gazetarëve rreth akuzave të Presidentit Ilir Meta për mospërballimin siç duhet të situatës, Rama iu përgjigj si më poshtë.

Gazetarja: Presidenti Meta ia ka faturuar qeverisë problemet me përmbytjet, duke e cituar: “Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë në xhepat e shqiptarëve”.

Rama: Presidenti Meta është në hall, është në kërkim të një kamerdareje dhe kudo ku sheh ujë shkon për të gjetur kamerdaren. Nuk e ndihmoj dot, punë e tij.

Rama u pyet edhe për çarjen që ka pësuar rruga e Borshit pas reshjeve.

Gazetarja: Për çarjen e rrugës së Borshit, të bërë vjet, kush mban përgjegjësi? A mban kompania që shtoi rrugën?

Rama: Ka nevojë për analizë. Nuk mund ta themi këtë. Rruga mund të jetë bërë edhe sot dhe të pësojë çarje. Mund të jetë prej erozionit, por mund të jetë edhe faji i kompanisë. Po të çosh një kamera tek rruga dhe t`ia kërcasësh kompanisë, mban më shumë era gjobë se sa era gazetari. Mos bëni gjueti shtrigash me kompanitë. Mos bëni gjueti shtrigash me njerëz që punësojë qindra njerëz. I numëroni dhe mbrapsht pastaj paratë e tyre. 7 x 7=47. Gjysmë e të vërtetave janë gënjeshtrat më të mëdha, mbajeni mend këtë.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.