Aktualitet

Presidenti i Këshillit të Europës: E mbështes Ballkanin e Hapur. Lehtëson rrugën për në BE

Presidenti i Këshillit të Europës: E mbështes Ballkanin e

Presidenti i Këshillit të Europës, në konderencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur dhe shprehu mbështetjen e tij për këtë iniciativë rajonale.

“Për sa i përket Ballkanit të Hapur, unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sa më shumë që të bashkohen aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE-në. Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për BP. Janë paketa që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik, për sfidat e digjitalizmit dhe mjedisit. Pra do të jetë një bashkim i mirë i inteligjencës. Kjo i shërben edhe anëtarësit”, tha Michel.