Aktualitet

Presidenti gjerman përmend futbollistët shqiptarë të Bundesligës: Shqipëria në BE do pasuronte dimensionin kulturor

Presidenti gjerman përmend futbollistët shqiptarë të

Mëngjesin e sotëm mbërriti në Tiranë Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier. Gjatë konferencës së përbashkët me Begaj, Steinmeier u shpreh se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian dhe se vendi ynë ‘do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj.’

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore. Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, tha Frank Walter Steinmeier.