Aktualitet

Pranverë tipike, meteorologia parashikon muajin dhe javën: Nga e premtja ndryshon moti

Pranverë tipike, meteorologia parashikon muajin dhe javën: Nga e

Dita e mërkurë dhe e enjte janë ditët me temperaturat më të larta të kësaj jave. Ndërsa e premtja dhe fundjava do sjellin totalisht ndryshim të kushteve të motit, me vranësira, me reshje shiu dhe dëborë. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tregon se moti këtë muaj do jetë tipik pranveror, i alternuar me ditë me diell dhe ditë me vranësira e reshje:

Lajda Porja: Moti do të jetë i kthjellët në gjithë territorin, vranësirat do jenë shumë pak të pranishme, kjo javë deri të enjten do jetë me kushte të qendrueshme atmosferike. Temperaturat janë të larta, por nuk krahasohen me fundjavën e shkuar. Kemi patur dhe ndryshim të masave ajrore, fundjava e shkuar mati masa ajrore afrikane. Ndërsa gjatë kësaj jave masat ajrore do jenë kryesisht veriore dhe veriperëndimore. Mëngjeset do jenë pak të freskëta dhe mesdita me temperatura të ngrohta me 17 gradë. Dita e mërkurë dhe e enjte janë ditët me temperatura më të larta të kësaj jave. E premtja dhe fundjava do sjellin totalisht ndryshim të kushteve të motit, do kemi vranësira me reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin shqiptar.

Marsi do jetë i alternuar, ditë me diell dhe shkeputje me dy-tre ditë me reshje dhe 5 ditë me diell.

*Tiranapost.al.