Aktualitet

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet në burg nën akuzën për korrupsion.

Gjyqtarja akuzohet se ka liruar disa tëdënuar me burgim të përjetshëm pas marrjes së ryshfetit.

Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën.

Me pranimin e "Gjykimit të Shkurtuar", do të thotë që gjykata do marrë vendimin me vetëm provat e siguruar deri më tani dhe nuk do të thellohet më tej dhe Enkeleda Hoxha përfiton uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.

Tiranapost.al