Aktualitet

Politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare. Por pse kryeministri e bëri i pari prej tyre?

Politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit

'Unë mendoj se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare'. Këtë deklaroi kryeministri Rama në konferencën me gazetarët kur u pyet nëse ka një skemë për ta, ndoshta duke përjashtuar në opinionin e tij ata politikanë që mund të vuajnë nga probleme shëndetësore dhe e kanë të nevojshme vaksinimin për tu mbrojtur. Megjithatë Rama tha se deri më tani në vendet e tjera nuk ka dalë ende një skemë vaksinimi për politikanët dhe kur të dalë do merret në vlerësim.

Kryeministri Rama ishte i dyti që u vaksinua por kjo sipas tij, jo pa shkak:

'Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë kolegët e mi. Nuk është për të siguruar veten por për të promovuar vaksinimin, kur në vende të tjera të dali ndonjë skemë për vaksinimin e politikanëve do e konspirojmë,por unë mendoj se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare, kaq e thjeshtë është'.

Politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit

*Tiranapost.al.