Policia e Shtetit distancohet për rastin e gazit lotsjellës: Nuk kemi përdorur asnjë mjet mbi demostruesit
Policia e shtetit ka reaguar pasi gaz lotësjellës është përdorur në protestën në selinë e PD-së, gjë që ka sjellë që disa protestues të rrëzohen nga shkallët metalike teksa tentojnë të hynë në Seli. Policia ka deklaruar se deri më tani nuk është përdorur asnjë mjet mbi demostruesit.
"Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit" deklaroi policia.