Aktualitet

Ky 30-vjeçar mund të quhet heroi i ditës!

Ky 30-vjeçar mund të quhet heroi i ditës!

Një efektiv i policisë në Gjirokastër rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e një gruaja, tregon se uniformat blu kanë edhe një imazh tjetër nga ajo që u publikua pak ditë më parë (lexo lajmin këtu).

Polici Edmond Late, 30 vjeç, mbeti i plagosur pasi ndërhyri për t’i shpëtuar jetën e një gruaje 59 vjeçe, e cila rrezikonte të mbetej viktimë e një krimi të mbetur në tentativë nga djali i saj, që ndodhej kushte të rënduara psikologjike. Sipas raportimeve, 29-vjeçari e plagosi të ëmën me gërshërë e më pas tentoi ta vriste.

Në këtë moment ndërhyri Edmond Late, i cili mbeti i plagosur pas një goditje me thikë në kraharor. Efektivi i plagosur është transportuar në spital së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen me inicialet I. A., dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.