Aktualitet

Policët që kanë përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat do përjashtohen! Formulari që do të plotësojnë

Policët që kanë përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës kanë afat 30 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi këtë të hënë urdhrin, i cili u kërkon të gjithë atyre që janë pjesë e strukturave të sigurisë të deklarojnë përdorimin e tyre në të shkuarën, nëse e kanë disponuar, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit.


Çfarëdo lloj arsye të shkruajnë policët për përdorimin e aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” do t’iu kushtoj detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura.

Formulari është me 3 faqe dhe përveç të dhënave personale dhe gradës që mbanë efektivi, të renditura janë 3 pyetje, 2 të parat për përdorim të veçantë të 2 aplikacioneve dhe e fundit për përdorim të përbashkët.