Aktualitet

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për të ftuarit vendos Bashkia

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për

Prej disa ditësh ka një valë në rrjet për këngëtarin serb Goran Bregoviç që do jetë në Korçë në Festën e Birrës në datat 18-22 gusht.

Goran Bregoviç vjen për herë të dytë në Shqipëri, në vitin 2006 ka marrë ‘Çelësin e Tiranës’, kur kryetar bashkie ishte Edi Rama, edhe në këtë kohë nuk kanë munguar debatet për këngëtarin Bregović, i cili është padyshim një këngëtar i jashtëzakonshëm, një artist që prodhon muzikë të shkëlqyer dhe këngë me një ritëm të kërcyeshëm, por nga ana tjetër për shqiptarët e Kosovës ka një profil me dritëhije për sa i takon rolit të tij gjatë Luftës së Kosovës, dhe këngës ‘Kalashnikov’.

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për

Vetë Goran Bregoviç, shumë më herët kur është pyetur në një takim në hotel me kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç, është përpjekur të distancohet nga ajo çka thuhet për të, por sërish opinioni ndërshqiptar është se Bregoviç, me apo dashjen e tij ka frymëzuar ushtarët serbë. Nuk ka asnjë video apo provë që të tregojë këngëtarin serb të mbajë fjalim apo të nxisë por disa nga këngët e tij sidomos ajo ‘Kalashnikov’ besohet se ka qenë një e tillë.

Ardhja e tij në Shqipëri, në Korçë, në Festën e Birrës përkon me ‘Open Balkans’ dhe ‘Minishengen’. Gjithashtu edhe pak ditë pas një vizite nëpër Shqipëri të Lobistit Richard Grenell-(Ish të dërguarit special të Trump në Kosovë që u përfshi në historinë e ndryshimit të kufijve).

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për

Të gjitha këto kanë krijuar teori konspirative të cilat jo domosdoshmërisht mund të kenë lidhje me ftesën e Bregoviç në Korcë. Në këtë klimë Birra Korca është e vënë në presion të opinionit publik dhe të opinionit në rrjet, sot ka bërë një deklaratë përmes administratorit të saj, duke mos u tërhequr siç i kërkohet nga anulimi i pjesëmarrjes së Bregoviç por duke u distancuar.

Administratori i Birrës Korça, nënvizon se të ftuarit janë kompetencë e Bashkisë Korçë dhe se nuk ka qenë Birra Korça ajo që ka vendosur se kë të ftojë.

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për

Deklarata:

"Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se Festa e Birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është Bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve. Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”.

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për

Përtej debatit politik, këngët e Bregoviç preferohen nga shqiptarët. Brezi 40 vjeç e sipër e kanë dëgjuar muzikën e tij që herët. Por me epokën e Facebook dhe të rrjeteve valët e urrejtjes si dhe ato të dashurisë përhapen shpejt. Është e vështirë sot të ndash apo të konfirmosh rolin e këngëtarit serb në çështjen e Kosovës dhe të ndash artin e tij nga roli i tij.

Polemikat për Bregoviç, distancohet Birra Korça: Për

*Tiranapost.al.